Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka ka fajësuar qeverinë për të gjithë ngjarjet e korrupsionit në vendin tonë, ndërsa diskutohej për pasurinë e zyrtares Alda Klosi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ndoka theksoi se që PS ka marrë mandatin e tretë të qeverisjes kemi pasur nga një skandal çdo ditë.

Sipas tij Rama bën të padituri ndërkohë që të gjitha firmat i lëshon vet.

“Unë mund ta lidh me pjesën kryesore, ku mazhoranca është në kulmin e aferave. Kemi një skandal çdo ditë.  Unë gjykoj që një mazhorncë që ka kaluar mandatin e dytë, gjithmonë ka pasur probleme. Kjo mazhorancë është kalbëzuar. Kryeministri bën të paditurin ndërkohë që vet ai i ka hedhur firmat për inceneratorët.

Kemi një drejtësi me regji. Rama bën ato që do vet, i hedh vet personat që nuk kanë më peshë politike. Rama mban ato që ka lidhje të drejtpërdrejta me të. Rama mban ato që ka frikë, ka frikë se mos i përmendin emrin. Ne nuk po rrisim besimin te qytetarët përkundrazi po bëjmë të kundërtën”- tha Ndoka.