Nga: Ilir Kadia
Edmond Tupja më shkriu!
Po ku je o Mond Tupja?! Kohë pa u parë!
Dhe u pëqafuam!
Pension, tha Mondi. Vajta 71 vjeç!
A s’ më thua, si është të dalësh më pension, e pyeta i frikur ka kohë nga afrimi i kësaj moshe edhe për vete.
Ah, tha profesor Mondi. Të dalësh në pension ka një të mirë e një të keqe. Kë do të parën?!
Të keqen, i thashë unë.
E keqja, tha Mondi, është se askush nuk pjerdh më për ty!
Dhe e mira?! – e pyeta i paduruar për përgjigjen.
E mira është se as ti nuk pjerdh më për asnjeri!
O sa kam qesh! Megjithë Bislim Ahmetajn që na bëri foton.