Jorida Tabaku ka dalë në një deklaratë për mediat pas zhvillimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku ka thënë se nuk ishte e nevojshme që në këtë konferencë të diskutohej për ngritjen e një komisioni hetimor për adresimin e të gjitha ndryshimeve, në mënyrë që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Më tej e pyetur se çfarë qëndrimi ka ajo për përjashtimin e 4 deputetëve nga ana e Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku ka thënë se vetë nuk ka qenë kurrë pjesë e konfliktit, e po ashtu ka shtuar se nuk ka qenë në mbledhjen e grupit e nuk kishte dijeni se po mblidheshin firma.