Djersitjet e natës janë ndër simptomat e tjera të problemeve të ndryshme shëndetësore, si çrregullimi hormonal, ose mund të shfaqen si efekt anësor i mjekimit. Megjithate mund te jene edhe faktore te tjere si me poshte:
Stresi i tepruar
Nëse jeni nën presion të madh në punë ose në shtëpi, atëherë tendosja psikologjike mund të ndikojë në gjumin tuaj në formën e ëndrrave të shpeshta të frikshme. Trupi reagon ndaj maktheve duke çliruar hormone por edhe me lëvizjet nervore të trupit, ngjarje që çojnë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e prodhimit të djersës.
Infeksionet
Infeksionet në përgjithësi shoqërohen me ndryshime në temperaturën e trupit, kështu që djersitja është një pasojë e zakonshme dhe normale. Djersitja fillon të ulet bashkë me temperaturën dhe simptomat e tjera të infeksionit përkatës.
Ndryshimet hormonale
Tek gratë, djersitjet gjatë natës shpesh shkaktohen nga luhatjet e niveleve të estrogjenit të shoqëruara me menopauzën. Nxehjet e menopauzës mund të ndodhin gjatë gjithë ditës, madje edhe para gjumit. Diçka e ngjashme vlen për gratë që janë shtatzënë ose me menstruacione./abcnews.al