Një simptomë e padëmshme që shumica e injorojnë tregon një sëmundje serioze
Mëlçia e dhjamosur është një sëmundje që shfaqet në dy forma. Sëmundja e mëlçisë yndyrore joalkoolike (NAFLD) është një sërë gjendjesh të shkaktuara nga grumbullimi i yndyrës në mëlçi.
Një formë tjetër është sëmundja alkoolike e mëlçisë dhe përfaqëson dëmtimin e mëlçisë të shkaktuar nga konsumimi i tepërt e alkoolit.
– Zakonisht ka pak simptoma gjatë fazave të hershme të cirrozës. Problemet e dukshme priren të zhvillohen pasi mëlçia dëmtohet më shumë. Kjo ndodh sepse, në fazat e hershme të cirrozës, mëlçia është në gjendje të funksionojë siç duhet pavarësisht se është e dëmtuar, thonë ekspertët dhe vejnë në dukje se shumë njerëz me cirrozë nuk kanë simptoma për vite, janë mirë për vite me radhë, dhe rreth një e treta nuk shfaqin kurrë asnjë simptomë.
Simptomat e mëlçisë së sëmurë:
▪ kapilarët në lëkurë, formohen kur grumbullimi i yndyrës në mëlçi shkakton mpiksjen e gjakut, gjë që ndikon në presionin e gjakut
▪ gunga të verdha në lëkurë (nëse funksioni i mëlçisë është dëmtuar për një kohë të gjatë, mund të shfaqen gunga të verdha në lëkurë, dhe më shpesh në qepalla,
▪ vija të vogla të kuqe ose skuqje (skuqja e lëkurës shkaktohet nga gjakderdhja nga enët e vogla të gjakut)
Mund të shfaqen gjithashtu probleme me gjumin, përqendrim i dobët dhe humbje afatshkurtër e kujtesës.