Shpellat e Velçës i përkasin kulturës së Neolitit të vonë të mijëvjeçarit III p.e.s. Sipas shënimeve të Prof.Marcianit, kjo shpellë duhet të ketë qenë banesë 1000 vjet para Krishtit.Vlen të theksohet se është nga të paktat shpella në Shqipëri të llojit dhe vjetërsisë së saj. Nga banorët e fshatit, më saktë nga gojëdhenat e trasheguara nga të parët e tyre, tregojnë se ky fshat ka mbi 300 shpella që i datojnë periudhës p.e.s.
Kompleksi i shpellave është nga atraksionet kulturore më të veçanta, që gjenden në vendin tonë. Është shenjë e ekzistencës së jetës në kohët e hershme dhe është dëshmi, që ruhet e trashëgohet si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Nëse s’do të kishin ekzistuar këto banesa të gdhendura në brendi të shkëmbit, atëherë dëshmitë e së kaluarës do të ishin të mangëta.
Fshati Velçë po përjeton largimet masive të banorëve.
Ky fshat njihet për shpellat e kohës së Neolitit të cilat mund ta kishin kthyer këtë fshat në një zonë të rëndësishme turistike, po jo vetëm që nuk i është dhënë asnjë vëmendje, por është lënë në harresë aq sa banorët po largohen nga ky fshat.
Një fshat i cili ka pasur më shumë se 400 shtëpi të ndara në tre lagje, sot nuk janë më shumë se 70 shtëpi , të cilat kanë vetëm të moshuar.