1-Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Europian të shtojë fondet për Ballkanin perëndimor, në mënyrë që të mbajë larg influencën e Rusisë nga rajoni. Këtë deklaratë kryeministri e bëri në samitin botëror të përvitshme të Davozit në Zvicër ku foli edhe për vështirësitë që po has Shqipëria për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Pjesë e panelit ishte dhe Presidentjsa e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili premtoi se nuk do të ketë kurrë një sulm nga Serbia ndaj asnjë fqinji në Ballkan. Këtë deklaratë Vuçiç e bëri pasi shpesh e krahasojnë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
2-Anglia vijon pa u ndalur në dëbimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen atje dhe të atyre që kanë përfunduar dënimet në burgjet angleze. Një zëdhënës i Ministrisë të Brendshme Home Office tha se një avion charter ka sjellë në Rinas 26 persona. Mes tyre persona që kishin mbërritur javët e fundit ilegalisht me gomone. Home Office thotë po ashtu se mes të dëbuarve janë edhe shqiptarë të dënuar për vepra penale si armëmbajtje pa leje, shitje droge të klasit A.Këta persona ishin dënuar në total me 44 vite burg.
3-Stuhia ka mbërthyer vendin, prej ditësh tashmë, ndërsa Shkodra përmbytet për herë të tretë brenda tre muajsh. ujërat kanë vërshuar drejt zonën së NënShkodrës duke përmbytur mbi 1100 hektarë tokë, kryesisht në fshatrat e Obotit dhe Muriqanit. Në rrugën kryesore të Obotit ka mbi 30 centimetër ujë.Fatmiresisht uji është ende shumë larg banesave dhe të përmbytura janë një siperfaqe e madhe toke djerrë. Per prefekten e Shkodres situata është menaxhuar mirë.
4-Dymbëdhjetë vite më parë, i goditur nga plumbat e Gardës të Republikës mbeti i vrarë protestuesi Aleks Nika. Pak më tutje në bulevard u vranë edhe 3 protestues te tjerë. Në vigjilje të 21 Janarit të dymbëdhjetë, familja Aleks Nikës, i ka dërguar një letër drejtuesve më të lartë në vend ku thuhet se nuk ka vullnet politik për ta ndëshkuar këtë krim shtetëror.Familja Nika nis një letër,, me zhgënjimin ndaj të gjitha institucioneve shqiptare dhe trupit diplomatik për të vënë para drejtësisë ata që ekzekutuan të afërmin e tyre.
5-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, eshte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i Preshevës. Titulli iu dha nga kryetari i Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, në seancën solemne të mbajtur në Kuvendin Komunal. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, u shpreh se është nder për qytetin që t’i japë titullin “Qytetar Nderi” kryebashkiakut të Tiranës.
6-Një 27-vjeçar është vënë në pranga, për veprime të paligjshme në mashtrim dhe falsifikimin e dokumentave. Ermal Çelanji, banues në Korçë, përfitonte shuma të konsiderueshme parash nga qytetarët, duke iu premtuar atyre se do t’i pajiste me certifikata pronësie. I riu punonte në një zyrë private konsulence.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
7-Një punonjës OSHEE-je vihet në pranga në Tiranë, pasi u instalonte qytetarëve në ambiente të ndryshme, matës të energjisë elektrike.
Banuesi në Tiranë më iniciale B.LL. akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kundrejt pagesave të konsiderueshme, gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i OSHEE-së.
8-Një sasi e vogël eksplozivë është hedhur në mesnatë në shtëpinë e një punëtori ndërtimi në kryeqytet.Policia njofton se rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së Demir Carës është hedhur lënda plasëse. Nuk dihet nëse 34-vjeçari ka konflikte me njerëz të tjerë, por mësohet se është person me precedent penal dhe shtëpisë ku jetonte e kishte me qira.
9-Bankat shtrënguan sërish kushtet e kreditimit si për bizneset ashtu edhe për individët përgjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar.
Në vrojtimin e bankës qendrore për aktivitetin kreditues shpjegohet se bankat janë bërë më konservatore në dhënien e huave për shkak se kanë perceptuar rrezik dhe pasiguri lidhur me situatën e përgjithshme ekonomike që mund të prekë bilancet e bizneseve si dhe buxhetet e familjeve duke ndikuar në aftësinë paguese të tyre.
Kjo ka bërë që raporti i aplikimeve të pranuara për kredi të bjerë këtë periudhë. Edhe për ekspertët e ekonomisë kjo sjellje e bankave ishte e pritshme, nisur edhe nga rritja e normave të interesit.
Bizneset kanë kërkuar kredi kryesisht për mbulimin e nevojave për kapital qarkullues, ndërsa vërehet se kërkesa për hua tek individët është ulur si për konsum ashtu edhe për blerje të banesave. Ky trend pritet të vazhdojë edhe përgjatë tremujorit të parë të vitit sipas vrojtimit të bankës së Shqipërisë.
Sipas bankës qendrore, kriteret e kreditimit pritet të jenë të shtrënguara si për segmentin e individëve ashtu edhe për bizneset e vogla e të mesme, ndërsa do të mbeten të pandryshuara për biznesin e madh.
10-Dita e hënë do të nisë me prezencën e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut, më të fokusuara këto në zonat jugore, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore.Duke filluar nga e marta e në vijim do të kemi edhe orë me diell në vendin tonë, por herë pas here do të kemi do të kemi vranësira të shpeshta të cilat do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore dhe reshje bore në zonat malore.
Temperaturat në javën e fundit të janarit do të zbresin -5 gradë Celcius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet luhaten në 13 gradë Celcius në Ultësirën Perëndimore. Përsa i përket parametrit të erës, mbretet disi problematik gjatë ditës së sotme, por duke filluar nga e hëna e tutje do të kemi dobësim të erës.