Ashtu si në qytetin e Shkodrës, policia ka sekuestruar 16 kamera sigurie dhe në Vlorë, të cilat dyshohet se ishin vendosur nga grupe kriminale për të vëzhguar lëvizjet e efektivëve të policisë. Kamerat ishin vendosur në zona me frekuentim të lartë në qytet dhe dyshohet se ishin të lidhura me aparate celulare.
Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”. Kujtojmë që policia e Shkodrës çmontoi rreth 60 kamera disa ditë më parë që përdoreshin nga eksponentë kriminalë. Policia bëri me dije se këto kamera u gjetën të vendosura në tre lagje të frekuentuara të qytetit verior.