Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur kryesinë e partisë, për të diskutuar aksionin e opozitës, pas skandalit “McGonigal”.
Berisha deklaroi se opozita duhet të mobilizojë qytetarët, për “një përgjigje përfundimtare” ndaj Edi Ramës. Ai bëri thirrje për largimin e menjëhershëm të kryeministrit, ndërkohë që u bëri thirrje njerëzve “të ngrihen”.
Berisha tha se vendi nuk mund të ketë “paqe dhe stabilitet” me Edi Ramën kryeministër.
“Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të ngrihemi në protesta të fuqishme! Asnjë shqiptar i vërtetë, në Shqipëri dhe në botë, nuk meriton kurrë një kryeministër si ky që nuk ka asnjë parim, as flamur, as nder, as ideal, përveç interesit të ngushtë të karriges së tij“, tha Berisha.