Teksa nuk na ndan shumë nga protesta e 11 shkurtit, Partia Demokratike duket se po mobilizohet në terren për organizmin e këtij tubimi.

Kryedemokratin Sali Berisha tha se kjo do të jetë betejë kundër Ramës. Duket se aksioni në fjalë ka si kryefjalë të tij çështjen McGonigal. Berisha pohoi se McGonigal është përdorur nga kryeministri Rama për të sulmuar opozitën.

Po ashtu eshte paralajmëruar dhe një tjetër protestë para Kuvendit, për të gjitha debatet dhe ndodhitë që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në seancat plenare. Kujtojmë se deputetët e PD-së kanë parashtruar një kërkesë për një seancë pyetjesh që lidhen me çështjen McGonigal dhe kërkesa e dytë është mocioni me debat për lidhjet e ish-zyrtarit të FBI-së dhe marrëdhëniet e tij me Ramën. Po ashtu ishte kërkuar dhe një interpelancë nga grupi i Alibeajt me kryeministrin Rama, ndërsa ky i fundit ia kishte deleguar ‘detyrën’ ministres Elisa Spiropali.