Përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, u mblodhën së bashku me ministra të qeverisë për të diskutuar rreth sigurisë kibernetike, pas sulmeve të muajit korrik.
Yuri Kim: “Duke filluar nga muaji korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar vazhdimisht, pa ndërprerje, ekspertët më të mirë për të punuar me shqiptarët, për të analizuar, për të identifikuar dobësitë e mundshme dhe për të marrë masat. Ju nuk jeni vetëm në përgjigjen ndaj sulmit kibernetik. Ne duhet të identifikojmë mbrojtjen tonë kolektive. 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë dhe ky është vetëm fillimi. Sulmet nga Irani dhe të tjerë do të vazhdojnë të jenë kërcënim edhe në të ardhmen, nuk do të zhduken. Ne duhet ta kemi parasysh këtë. Nuk ka një “plumb magjik” për ta zhdukur.Ambasadorja amerikane Yuri Kim, deklaroi se sulmet kibernetike nga Irani do të vazhdojnë, ndërsa Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann, kërkoi nga AKSHI dhe Policia e Shtetit të forcojnë kapacitetet e tyre teknologjike.