Për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë, në Kosovë po qëndron Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. Ai ka takuar Presidenten Vjosa Osmani të cilën e ka uruar për këtë 15-vjetor e që thotë se janë pak për një komb të lashtë.

Nder te tjera presidenti Begaj theksoi: “Askush nuk mund ta pengojë Kosovën të ndërtojë e lirë dhe e pavarur të ardhmen e saj dhe të qytetarëve të saj, si dhe askush nuk mund të kërcënojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës”.

Ndërsa Presidentja Osmani e ka cilësuar të nevojshme që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës në institucionet ku Kosova nuk ka përfaqësim.

Kjo është vizita e dytë që Presidenti Begaj zhvillon brenda një kohe të shkurtër kohore në Kosovë.