Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha sot se me afrimin e 19 marsit (dita kur janë caktuar zgjedhjet presidenciale), mund të pritet, tensione dhe përpjekje për të krijuar një atmosferë të keqe në marrëdhënie për shqiptarët dhe boshnjakët.

Këto deklarata Abazoviç i bëri para gazetarëve në Villa Goricë i pyetur rreth videove në të cilat shihen disa policë të Malit të Zi duke keqtrajtuar profesorin universitar shqiptar Petraq Milo në kufi mes Malit të Zi e Shqipërisë.

“Policët që kanë probleme të caktuara nuk mund të jenë pjesë e shërbimit dhe kjo do të zgjidhet”, tha Abazovic.

“I kam parë incizimet qysh më 15 janar, ne atëherë kemi ndërmarrë veprime. Nuk mund të jenë pjesë e shërbimit policët që kanë probleme të caktuar dhe kjo do të zgjidhet”, ka thënë Abazovic.

Abazoviç tha se “jo gjithçka është saktësisht siç është në video”.

“Në video keni një ndërhyrje kur automjetit i janë afruar disa policë. Para kësaj ka pasur disa veprime që duhet të konstatohen dhe disa shkelje, prandaj ka ndodhur ky problem”, tha ai./Rtv21