Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme për gazetarët lidhur me aferën e “Inceneratorëve”.
Teksa iu referua deklaratave të djeshme të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në “Opinion”, Berisha theksoi se përgjegjësit kryesore të kësaj afere janë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama.
“Arben Ahmetaj në intervistën e tij ia numëroi të gjitha siç e meritonte Erion Velisë, ja u them unë ku ka të drejtë dhe ku s’ka të drejtë sepse ai del e thotë se nuk ka firmosur. Për Tiranën i sigurt që nuk ka firmos, për Elbasanin rezulton që ka firmos Shkëlqim Cani. Pra, edhe këtu ky që e quajmë me të drejtë ‘tigri i korrupsionit’ nuk ka hedhur firmë. Veliaj është me ligj personi kryesor sepse 120 milionë euro ishte Djegësi i Tiranës në një kohë kur Elbasani dhe Fieri shkonin 50 milionë euro. Ai shkeli çdo ligj, firmosi vendimin që i takonte Këshillit, vendime që i takonin qarkut i cili nuk ishte mbledh asnjë ditë.”
Beteja është personale mes Ahmetaj dhe Edi Ramës. Edhe dy vjet po të rrëmonim ju se imagjinoni se kush ia dha Adriatik Doçit faturat që i mohonte, e hoteleve të Arben Ahmetajt. S’kam qenë unë atje thoshte. Pra, nëse ai se bën publik, unë do i bëj publike, po ua them këtu, për të bërë transparencë bëje të plotë sepse unë do detyrohem t’ja them publikut, kush ia dha dokumentat dhe kush është presioni shtesë që i ka bërë Rama“, theksoi Berisha.
“Follow the money” tha Ahmetaj, e cila të çon te Erioni dhe Rama. E vërteta, Arben Ahmetaj nuk ka firmosur për Tiranën, ka la duart. Ky është një problem i qeverisë vendore dhe sipas tij ka bërë një seri vërejtjesh për këtë çështje por, prapë a mund të quhet i pafajshëm ai që sheh me sy krimin dhe nuk e denoncon. Do ta verifikoj këtë të Fierit se s’pata kohë. Për Tiranën lan duart. Të dy janë përgjegjës, sigurisht Veliaj ka shkeljet më të mëdha në shumë raste. Intervista e tij mbrëmë hodhi dritë të plotë, po ju them ju që nga viti 2014 i kam denoncuar në këtë sallë zyrtarë të PD-së, gazetarëve, etj etj”, tha kryedemokrati ndër të tjera./tvklan