Në rubrikën “Opionin” në News24, Akil Kraja deklaroi se kryeministri Edi Rama ka mohuar ngritjen e Komisionit Hetimor, duke shtuar se tashmë është thjesht drejtues i godinës së Kryeministrisë, pasi sipas tij është një kryeministër në ikje.
“Europa e do Shqipërinë në BE, po i takon qeverisë shqiptare që të luftojë korrupsionin. Kemi të bëjmë edhe më një kryeministër që në artikulimin e tij duket që është në ikje. Kemi të bëjmë me një kryeministër që është i ekspozuar jo në një por në dy dosje penale. Kemi të bëjmë me influenca ilegale të padeklaruara. Ti sulmon Europën, korrupsion Amerikën, godet mediat e lira. Pra je thjesht një autokrat. S’mund të pranojmë të kemi një kryeministër putinist. Çmimi i naftës vendoset nga shteti, çmimi i shportës vendoset nga shteti, ky është një skandal. Sa i përket McGonigal faktet janë aty”, tha ai.
Gjithashtu ai theksoi se qëllimi i kryeministrit është të godasë opozitën e vendit dhe se çështja e McGonigal ishte një skemë që tregoi edhe korrupsionin e përfshirjes së Ramës./ballkanweb