Monika Kryemadhi foli ditën e sotme në Komisionin e Integrimit. Ajo theksoi rëndësinë që Procesi i Integrimit Evropian ka për vendin dhe demokracinë tonë.
Deputetja e Partisë së Lirisë u shpreh që ky proces të arrinte suksesin duhej një përfshirje e të gjitha forcave politike. Kjo do të thotë që në proces nuk duhet të marrin pjesë vetëm partitë e mëdha, po dhe elementë të tjerë të cilët janë të domosdoshëm për demokracinë që ky proces synon të arrijë.
Pra, sipas Kryemadhit procesi i integrimit duhet të jetë transparent dhe jo vetëm teknik nëse duhet të rikthehet si duhet jeta parlamentare.
Sakaq deputetja tha: “Mendoj që roli që ka ky Këshill është i rëndësishëm dhe për të gjetur urat e bisedimit. Në fundit të ditës do të krijojmë infrastukturat që lufton militarizmin dhe do të krijonte një demokraci të brendshme.
Grupet Parlamentare kanë disa parti përbrenda të cilat jo domosdoshmërisht përfaqësojnë interesin e qytetarëve. Partia e Lirisë nuk e ka përfaqësuesin e saj në Grupin Parlamentar.
Procesi i integrimit evropian nuk është një proces dosido. Ajo që mendoj unë është që përfshirja më e gjerë, është që procesi i integrimit të shkojë si duhet.
Më bëhet qejfi që kemi vendosur pa limit pjesëmarrjen e shoqërisë civile po duhet të dime kush janë sponsorizuesit kryesor të këtyre shoqërive civile. Ne kemi këto parti të mëdha në grupet parlamentare.
Reforma elektorale ka sjellë padrejtësi në Kuvendin e Shqipërisë dhe në zgjedhjet nga qytetarët. Çdo anëtar i parlamentit duhet të marrë pjesë. Pse duhet Këshilli të përfaqësohet nga dy parti politike?
Procesi i integrimit duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, nuk është vetëm një proces teknik po duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët që të jetë i suksesshëm.
Si struktura me e lartë që ngrihet pranë Kuvendit, për të siguruar bashkëpunimin mes forcave politike. Duhet shtuar bashkëpunimi i grupeve parlamentare. Pra nuk do të thotë bashkëpunim mës grupeve parlamentare po forcave politike. Për ta mbylllur, nuk ka të bëjë thjesht me pjesëmarrjen e Partisë së Lirisë në procesin e integrimit, po me atë dëshirë për të kthyer jetën parlamentare./faxnews