Në 13 janar të këtij viti, kryeministri Edi Rama trumpetoi me të madhe se qeveria që ai drejton do të planifikonte një tjetër bonus për pensionistët në muajin prill.

Në reagimin në rrjetet sociale, Rama bënte me dije se taksa që do të mblidhet nga eksportuesit e energjisë do të shkojë për pensionistët, me qëllimin që t’ju vihet në ndihmë kësaj shtrese të shoqërisë.

Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme.

Por këtë të mërkurë, ministrja e financave, Delina Ibrahimaj ka nxjerr në pah mashtrimin e Ramës për pensionistët, duke deklaruar se qeveria nuk do te japë shpërblimin e premtuar për të moshuarit.

Për bonuset e premtuara nga qeveria nuk kanë munguar edhe reagimet e pensionistëve. Javë më parë një video u shpërnda në rrjetet sociale, duke u bërë virale, pasi një I ri bënte shaka me gjyshen e tij për bonusin e premtuar nga Rama./syri.net