NGA JOSIBA OSMANI
Nisur nga rasti i nje gruaje lehone qe u arrestua vetem 8 dite pasi lindi femijen e saj, e paditur nga ish-bashkeshorti para 3 vitesh per braktisjen e femijes dhe dënimin me gjobe nga gjykata dhe per shkak te mos shlyerjes se dënimit e kane dënuar me burg 30 dite pas 3 vitesh, pa asnje njoftim!
Lidhur me rastin ne fjale bashkeshorti aktual i zonjes ka shprehur qartesisht se mund te vij te jetoje dhe vajza e zonjes nga ish-martesa e saj e pare.Ne kontekstin e ligjit duke shprehur keshtu nje zhgjidhje ndermjetesuese!
Zonja eshte shprehur se nuk e ka braktisur vajzen, por ish-bashkeshorti nuk e ka lejuar ta shikoje!
Zoteria bashkeshorti aktual duhet te beje urgjentisht nje kundër-padi per moszbatim te procedurave ne baze te Kodit Administrativ per njoftimet qe nuk i le mundesi pales tjeter te mbrohet ne baze te dispozitave ligjore per kushtet e vecanta!
Ne keto kushte gjykata ka shkelur procedurat per tejkalim afati dhe te mos marrjen parasysh te gjendjes aktuale te nenes lehone!
Mund t’ia bej kerkesen gati dhe ta udhezoj ti drejtohet autoriteteve perkatese!
Kerkese padia nga ish-bashkeshorti eshte bere ne nje qytet tjeter po ashtu dhe vendimi , ndersa arrestimi pa lenien ne mundesi te ndermjetesimit dhe njoftimit e pabazes si dhe pa juridiksion te institucionit tjeter!
Shkelje e te drejta e te njeriut ne baze te Konventes dhe dhe tejkalimi i afatit te njoftimit, procedura te parregullta pa pranine e avokatit qe e kane detyruar te firmose!
Lemeri te shohesh nje vajze 11-vjecare qe ne fakt duhet te kujdesen per te, ajo kujdeset per kete foshnje 8-diteshe.
Nje foshnje 8-diteshe e privuar nga kujdesi prinderor duke krijuar kushte per neglizhence nga institucionet shteterore per rrezikshmerine e jetes se foshnjes, sjell pasoja ligjore mbi institucionet ligjore!
Deri ne marrjen e nje vendimi cdo pale duhet te ndaloje nje veprim ose mosveprim per ekzekutim vendimi deri ne marrjen e nje mase alternative ndermjetesimi! Ne te cilen zbatimi i ligjit ka vlefshmeri me te larte per garantimin e jetes se femijes!
Me vjen keq por ne kete kunder-padi do te renditen nje sërë institucionesh!
I bej thirrje gjyqtarit ne ndryshimin e mases se denimit , thirrje sherbimit social shteteror, strukturave shteterore qe ne vend te sigurojne mbrojtje po krijojne imazhin e nje sistemi drejtesie te pakalitur dhe jo profesionale!
Uroj dhe besoj qe kjo thirrje bazuar ne baze te dispozitave ligjore duke marr parasysh interesin më të lartë të femijes, te vendoset sic duhet! Besoj se ligji dhe drejtesia jane parimet me te larta qe udhehiqet e drejta!