Forca të shumta policie kanë shkuar në ambientet e “Prestige Resort” në Golem, për të bërë konfiskimin e godinës.

Përfaqësuesja e Shërbimit Social Shtetëror, teksa është pyetur për vendimin e gjykatës, është shprehur: Ju vijoni me gjykatat, ndërsa ne do të bëjmë punën tonë.

“Ata janë paraqitur atje në një ditë feste zyrtare dhe pa një vendim gjykate, ku edhe janë përpjekur për të mos dhënë shpjegime përballë gazetarëve.

Unë këtu jam për të bërë punën time dhe për të mos dhënë asnjë intervistë. Ju duhet të më lejoni të bëjë punën time. Vendimin e gjykatës vazhdoni me gjykatat, ne do të bëjmë punën tonë. Skam koment”, është shprehur përfaqësuesja e Shërbimit Social.

Pyetje: Pse nuk është bërë një njoftim për kompaninë?

“Është bërë. Nuk kam koment. Unë do të bëj punën time”, ka shtuar ajo.

Pyetje: Do të hyni me dhunë në godinë?

“Nuk quhet dhunë, nuk ka nevojë për dhunë. Unë s’kam pushim. Puna ime është të marrë në dorëzim godinën. Unë nuk duhet të isha punim sot. Ne jemi qendër zhvillimi dhe jemi 24 orë në 24 dhe pushimet i bëjmë sipas nevojave të fëmijëve, kështu që mos u merakosni për pushimet tona”, ka vijuar ajo më tej.