Projekti “ROAMING” (Rritja e mobiliteve ndërkombëtare për stafin akademik dhe studentët, përmes forcimit të zyrave të marrëdhënieve me jashtë në institucionet e arsimit të lartë të Ballkanit Perëndimor) fokusohet në rritjen e kapaciteteve të studentëve, stafit akademik e administrativ për të aplikuar e përfituar nga mundësitë që jep programi Erasmus+. Projekti do të kontribuojë gjithashtu në forcimin e zyrave për marrëdhënie me jashtë në institucionet e rajonit, partnere të LOGOS në këtë projekt, fillimisht përmes një analize të nevojave e kërkesave dhe më pas duke kaluar në veprime konkrete. Takimi i parë në kuadër të projektit do të mbahet në mjediset e LOGOS, më datat 22 -25 mars. Në këtë projekt bashkëpunojnë 7 universitete, nga pesë vende: Greqia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit gjuhësor, Prof. Asoc. Konstantinos Giakoumis, koordinator për projektet, dhe pedagogia e departamentit të pedagogji-psikologjisë, Dr. Valbona Nathanaili, parashtruan përpara kolegëve paketat e punës për secilin projekt, rëndësinë e përfshirjes, si dhe ndikimin pozitiv që ka angazhimi i LOGOS në projekte ndërkombëtare, si partner ose drejtues rrjeti, në realizimin e objektivave institucionalë.
- Përse ky projekt është i rëndësishëm për universitetin tuaj?
Evangelos Dimitrios – (Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare) Universiteti I Maqedonisë Perëndimore
Ky bashkëpunim është shumë I rëndësishëm për mua sepse jemi mbledhur të gjithë që të shkëbejmë idetë tona dhe ti kthejmë në realitet. Dhe besoj shumë se vendet ballkanike kanë një mundësi për tu adfruar më shumë me njëri tjetrin dhe kësisoj mund të ndërtojmë një të ardhme më të mire për Ballkanin.

- Përse ky projekt është i rëndësishëm për universitetin tuaj?
Kamal Shahrabi – President i Universitetit Rochester të Teknologjisë së Informacionit në Kosovë
Përshëndetje. Së pari dëshiroj tu uroj mirëserdhjen të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim të rëndësishëm. Unë jam Kamal Shahrabi, President i Universitetit Rochester të Teknologjisë së Informacionit në Kosovë. Siç mund ta dini, ekonomia globale në ditët e sotme ka ndryshuar tërësisht. Nuk ka më një vendodhje specifike prandaj dhe studentët që vijnë për të studiuar në universitet na duhet që ti përgatisim për ekonominë globale, që nënkupton që ata duhet të lëvizin nga një vend në vendin tjetër edhe të punojnë me njerëz në vendodhje të ndryshme, e kështu me rradhë. Prandaj diversiteti është kthyer në elementin kyç me të cilin studentët duhet të familjarizohen dhe të respektojnë. Ky projekt do ta bëjë të mundur këtë gjë në institucionet e arsimit të lartë dhe do t’u japë mundësinë studentëve që të levizin nga një vend në tjetrin, të njihen me kultura të ndryshme dhe si rrjedhojë kur të punojnë nëpër vende të ndryshme ata do të jenë familkjarizuar me këtë diversitet dhe si rrjedhojë do të performojnë më mirë.

- Përse ky projekt është i rëndësishëm për universitetin tuaj?
Prof. Radoslav Jovoviç – Universiteti Mesdhetar i Malit të Zi
Është i rëndësishëm për universitetin tonë për shkak se që nga viti i kaluar, fokusi ynë ka qenë në ndërkombëtarizimin e universitetit tonë, për ta bërë të njohur jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të përmirësojmë mobilitetin e studentëve, profesorëve dhe administratës sonë për të qenë më të lidhur me shumë universitete në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe vende të tjera europiane. Dhe ky është edhe fokusi unë kryesor sepse siç mund ta dini vendi ynë është një vend i vogël, ka një treg të vogël dhe nuk kemi shumë studentë vendas. Për këtë arsye për ne është e domosdoshme që të tërheqim studentë nga jashtë vendit që të vijnë ne malin e Zi dhe të studiojnë në universitetin tonë. Vendi ynë është shumë i bukur dhe mikpritës për të huajt, ashtu si Shqipëria ka klimë shumë të mirë, njerëzit janë miqësorë dhe për këtë arsye përbëln një mundësi të shkëlqyer për studentët e huaj që të kthejnë sytë nga Ballkani, të njohin kulturën dhe traditën tonë. Ne kemi një sistem të qëndrueshëm dhe me traditë në arsim që tepër cilësor.
Ndërkombëtarizmi është një nga synimet e Kolegjit Universitar “LOGOS”. Në këtë kuadër, në sallën e amfiteatrit, më datë 3 mars 2023, në prani të drejtuesve të universitetit, stafit akademik e administrativ, u prezantua projekti “ROAMING”, bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, fituar në kuadër të thirrjes ERASMUS+ KA-2 për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë nga Kolegji Universitar LOGOS.

Kolegji Universitar LOGOS udhëheq rrjetin e universiteteve partnere për zbatimin e projektit “ROAMING”.
Përfshirja e LOGOS në projekte evropiane është në planin strategjik për ndërkombëtarizimin e institucionit.