Që prej orës 11:00 Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë për të vendosur si të hyjnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 Anëtarët e Kryesisë janë ndarë në dy grupe. Njëri grup i udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj që dëshiron të garojë në 61 bashkitë me kandidat për kryetar dhe këshill. Dhe një grup i udhëhequr nga Gazment Bardhi e Jorida Tabaku që mbrojnë qëndrimin për të mos garuar me kandidatë për kryetar, por vetëm në këshilla. I të njëjtit mendim ka qenë edhe deputetja Dhurata Çupi e cila kërkon që PD të jetë e bashkuar për të marrë rezultate pozitive në zgjedhjet vendore.