Rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 do të shërbejnë si bazë për ndërtimin e listës së kandidatëve për këshillat bashkiakë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Gjatë një konference me gazetarët, lideri historik i PD Sali Berisha, shpjegoi se bisedimet ende vazhdojnë dhe hartimi i listës nuk ka përfunduar.

Por ndërsa negociatat vazhdojnë me Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën, Berisha ka hedhur poshtë bashkëpunimin me Enkelejd Alibeaj.

Nga ana tjetër Berisha sqaroi se demokratët po organizohen për të monitoruar çdo parregullsi të fushatës elektoral dhe ditës së zgjedhjeve.

Afati përfundimtar për dorëzimin e listës së kandidatëve është ditën e hënë në 27 mars. Në dhjetor Berisha ka zgjedhur të gjithë kandidatët për kryetar bashkie, me perjashtim të Malesisë së Madhe, bashki për të cilën ende nuk ka një kandidat.  Deri të hënën koalicioni “Bashkë Fitojmë”  duhet të mbyllë dhe listat për keshillat bashkiakë për 61 bashkitë e vendit.