Opozita njëzëri dënoi sulmin e armatosur ndaj Top Channel duke e konsideruar si akt të të rëndë kriminal dhe njëherësh ndërsa i bëri thirrje në kor organeve ligjzbatuese të vihen në lëvizje për zbardhjen me urgjencë të krimit të shëmtuar.
Në emër të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e cilësoi sulmin kriminal ndaj televizioni kombëtar Top Channel si sulm të fjalës së lirë dhe sigurisë publike në vend duke kërkuar vendosjen menjëherë para drejtësisë të autorëve.
Sulmin me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë Pal Kola, e dënoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideroi ngjarjen akt të shëmtuar kriminal dhe dëshmi e pasigurisë vendosje e rendit ne duar te krimit.