Mbi 30 shtete të ndryshme të botës do të marrin pjesë në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, e cila nis nesër në Tiranë.

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se në këtë aktivitet do të diskutohet përveç tjerash, edhe për promovimin e Shqipërisë, si destinacion i ri turistik në Mesdhe.