Ditën e sotme, 3 prill do të nisë procesi i gjatë gjyqësor ndaj ishj-krerëve të UÇK që ndodhen në Hagë dhe akuzohen për krime lufte.
Ditën e sotme pritet që të jepen deklaratat hyrëse të prokurorëve dhe avokatëve ndërsa më 11 prill do fillojë paraqitja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve.
Aktakuza që është në fuqi për këtë çështje gjyqësore është e datës 24 shkurt e këtij viti, ku sipas saj pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbajnë përgjegjësi penale individuale për krime të kryera.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte kundër njerzimit, vrasje, torturë dhe zhvendosje me forcë. Sipas aktakuzës këto krime janë kryer 1998 – 1999 në disa vende në Kosovë, në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut, nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër qindra civilëve që nuk merrnin pjesë në luftime.
Kujtojmë që ditën e djeshme në Prishtinë u zhvillua një marshim madhështorë. Me mijëra qytetarë me flaumrin kuqezi, të Kosovës dhe UÇk-së mbushën sheshet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, teksa brohorisnin për drejtësi.