Komisioneri Celibashi duke mbështetur kërkesën e socialistëve ka vendosur të mos e hedhë shortin këtë të hënë për renditjen në fletën e votimit të kandidatëve për disa bashki.

Ai agrumenton se kjo shtyrje e bazuar në ligj ndërmerret për t’i dhënë kohë Kasit dhe Kolegjit Zgjedhor për të përmbyllur ankimimet, që në çdo rast, sipas Celibashit duhet të kenë përfunduar në datën e nisjes së fushatës.“Është një kërkesë e drejtë sepse në këtë mënyrë nuk avantazhojmë një pjesë dhe disavatazhojmë pjesën tjetër.”Ndërkohë me këtë shtyrje, edhe vetë komisioneri merr kohë për të shqyrtuar dhe rastet e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe për këshilltarë bashkiakë që palët pretendojnë se preken nga ligji i dekriminalizimit.Aktualisht në KQZ ka një kërkese të PS për të çregjistruar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shijakut si dhe dy nga Partia Demokratike për 2 kryebashkiakët aktual të PS që kërkojnë të rikonfirmohen, Qerim Ismaili i Mallakastrës dhe Kreshnik Hajdari i Kuçovës.