Kreu i PDK, Nard Ndoka, tha se zgjedhjet e 14 majit do të sjellin surpriza, ndërsa shtoi se trekëndëshi Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të jetë ndëshkimi për atë që e quan “sekti Ramën-AliBasha”.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, me gazetaren Ola Bruko, ai tha se kandidatët e dalë nga Primaret do të mund të dalë fitues në këto zgjedhje.

Ndërkaq, ai tha se të vetmen bashki që sheh me shqetësim, është ajo e Mallakastrës.

“Të gjitha partitë që janë në opozitë, mbështesin kandidatët e Primareve. Unë shoh një PD ndryshe, edhe në organizim jemi mësuar që kandidatët të shpalleshin në limitet kohore, përzgjedhja e tyre vinte me probleme, ndërsa sot këtë proces e kemi ezauruar.

Bejko është kandidat i sektit AliBasha, ndërsa PD drejtohet nga Berisha, në aspektin politik, ndërsa në aspektin e letrave… Ndikimi do të jetë 0, nuk mund të them që nuk mund të prishin punë në ndonjë bashki, por ka optimizëm dhe ka votë ndëshkuese.