Zona pranë “Qytetit Studenti” tashmë ka xhaminë më të re “Mahmut Vrapi”.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se kjo xhami është një vlerë e shtuar për besimtarët në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kryebashkiaku falenderoi komunitetin musliman, që është gjithmonë në ndihmë të njerëzve në nevojë në çdo periudhë të vitit e veçanërisht në periudha festash.