Nga Fatjona Bato

Fëmijë që shkojnë në shkollë me kaçavida!

Kur rritet dhuna rritet edhe frika ga dhuna gjithashtu. Ata, duke dëgjuar për incidente në vendin e tyre kanë frikë se mund të jenë viktima e radhës…

Mëngjesi i sotëm u zbardh me një lajm të tmerrshëm.

Vrasja e një 20- vjecari me thikë nga bashkëmoshatarët NUK ju na bën më përshtypje.

Na duket e thjeshtë dhe nuk e mendojmë gjatë për sa kohë problemi është në derën e dikujt tjetër, por kur të na ndodhi në derën e shtëpisë sonë mos të na duket cudi sepse kjo është kultura e degraduar e cila lekundet nga nihilizmi tek lufta e dhunshme.

Pasiguria flet qartë që është në fazën më të përkeqësuar.

Këto ngjarje po bëhen normale në përditshmërinë tonë dhe opinion publik nuk tronditet më nga vdekja e një të riu.

 Po e gjejmë veten përballë një të tashme të errët, pa besim në të ardhmen tonë dhe një tendencë të dënuar për të ndjekur dhunën me dhunë.

Por të ndjekësh dhunën me dhunë nuk është zgjidhje!

Fëmijë që shkojnë në shkollë me kaçavida!

Familja e ka humbur autioritetin dhe bashkëpunimin dhe këto pasoja iu kanosen fëmijëve tanë, brezave të rinj që me keqardhje e them se po i humbim.

Përqafimi i modelit të të fortit sjell pasoja negative të shoqëri, rrjetet sociale sjellin modelin me të keq të shoqërisë, reklamimin e armëve apo muzikës ku demostrohet forca dhe ky është shembulli i baballarëve.

Shqipëria po prodhon vrasës dhe viktima, gjendja është shqetesuese!

Aksionet e policisë për goditjen e këtyre problemeve nuk mjaftojnë, pasi fenomeni është kompleks dhe duhet të bashkëveprojnë familja dhe institucionet arsimore.

Jemi përballë familjeve “indiferente”, një system arsimor që në qendër ka demagogjinë dhe reklamimin e suskeseve dhe jo edukimin.