Është provuar shkencërisht se dëgjimi i njerëzve që ankohen shpesh konsumon energjitë mendore. Studimi u krye nga disa neuroshkencëtar, të cilët kanë matur aktivitetin e trurit në situata në të cilat ata duhet të merren me stimuj të veçantë, të tilla si dëgjimi i të afërmve apo miqve që vazhdimisht ankohen.
Në fakt, duke qenë gjithmonë në kontakt me njerëz negativë bën që neuronet e trurit të “shkëputen”, duke mos lejuar që ato të jenë të qarta dhe të zgjidhin problemet në mënyrë efikase. Për të shmangur pasojat e rënda në nivel profesional dhe personal, mund të bëhen disa sugjerime.
Është e domosdoshme të vendosen kufizime për anëtarët e familjes ose miqtë që ankohen, duke ruajtur gjithmonë qetësinë dhe duke mos harruar të respektoni tjetrin.
Një ndihmë e mirë për këta njerëz është t’i bëni ata të kuptojnë se problemet mund t’i zgjidhin vetë, duke u përpjekur të mos përfshijnë emocionet dhe mbi të gjitha të ndalojnë së ankuari.T’i bëjnë të tjerët të kuptojnë se gjërat mund të arrihen dhe vlerësohen vetëm nga pozitiviteti.