Kandidati për bashkinë e kryeqytetit, Belind Këlliçi, premtoi zgjidhjen e problemit të parkimit në Tiranë, duke ndërtuar më shumë parkime nëntokësore si dhe duke ngritur ndërtesa të posaçme për parkim. Gjatë takimeve me banorët e zonës së 5 Majit, Selitës dhe Xhamllikut Këlliçi sqaroi se parkimi do të jetë prioritet për të, nëse fiton në 14 maj.

Belind Këlliçi ka premtuar edhe një qasje ndryshe të policisë bashkiake, nëse ai fiton, një polici e cila nuk gjobit qytetarët.

Në zonën e 5 Majit Belind Këlliçi bisedoi me banorët, të cilëve u është prishur banesa, mes të cilëve edhe me zonjën që u bë e njohur si nënë Liza.

Këlliçi u shpjegoi banorëve edhe synimin e tij për ta bërë transportin publik pa pagesë, duke theksuar se buxheti i bashkisë sot është 246 milionë euro, ndërkohë që autobusi falas kushton vetëm 16.5 milionë euro.