Është zbardhur deklarata e 58-vjeçarit Refik Tashi I cili vrau me sëpatë kunatën e tij mesditën e sotme në fshatin Kusarth të Elbasanit. Mësohet se Tashi gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se e vrau Alma Qevanin pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij. Gjatë rrëfimit ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe thotë se ka bërë gjënë e duhur.
“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, tha ai.