Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot nga takimi i përjavshëm me gazetarët, se farsa e 14 majit 2023 kishte fenomene që nuk ishin parë ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve.

Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se, Edi Rama për herë të parë në histori dërgoi zarfin me 50 mijë lekë për 680 mijë pensionistë.

Berisha tha se, një qeveri nuk ka asnjë vështirësi për të blerë zgjedhjet, duke mos përdorur paratë e pista, por paratë e buxhetit të shtetit.

Gjatë fjalës së tij Berisha deklaroi se autori i masakrës së 1 marsit me 3 gra të vrara dhe 3 të plagosurva, Dan Hutra ishte punësuar në Ujësjellësin e Kamzës.

Sipas Berishës ai mblidhte vota me presione për Rakip Sulin kandidatin e rizgjedhur për bashkinë e Kamzës.

Ai shtoi më tej se në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin një rruge në lagje, emrin e kriminelit Dan Hutra, që i kishte siguruar Rakip Sulit një listë me qindra votues.