Të shtëna me armë janë dëgjuar sot edhe në Leposaviç të Kosovës. Provokimet e protestuesve serbë po vazhdojnë edhe në Leposaviç. Ndërkohë, policia po ofron një perimetër të sigurisë afër komunës.

Në Leposaviç janë bllokuar rrugët në hyrje dhe dalje me kamion e zhavorr ndërsa policia po punon për zhbllokimin e rrugës.