Rajoni i Emilia Romagnas në Itali u godit nga përmbytjet katastrofike gjatë muajit maj. Si pasojë e përmbytjeve 14 persona humbën jetën. Sipas përllogaritjeve të deritanishme dëmet nga përmbytjet në Itali përllogariten deri në 5 miliardë euro.

Përveç dëmeve të mëdha në të mbjella në sektorin bujqësor, pasojat janë të shumta në rrugët e bllokuara dhe urat e shembura, magazinat e përmbytura, makineritë e dëmtuara, dhe hotelet që kanë pësuar anulime për prenotimet e regjistruara.

Qeveria italiane ka ndarë 100 milionë euro për zonat e prekura nga përmbytjet. Edhe Shqipëria ka vendosur të ndihmojë shtetin fqinj për të përballuar situatën pas përmbytjeve. Bashkia e Tiranës ka akorduar 100 mijë euro ndihmë për Rajonin e Emilia Romagnas në Itali.