Dita Botërore e Biçikletave shënohet për të promovuar rëndësinë e biçikletave si një mjet transporti, duke nxitur qëndrueshmërinë, shëndetin dhe mirëqenien.

Ajo luan një rol të rëndësishëm në reduktimin e emetimeve të karbonit, luftimin e ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.Biçikletat kontribuojnë gjithashtu në aftësinë fizike, duke promovuar një mënyrë jetese aktive dhe të shëndetshme.Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli këtë festë në prill 2018 për të njohur veçantinë, shkathtësinë dhe qëndrueshmërinë e biçikletës dhe ndikimin e saj pozitiv në shoqëri.Përdorimi i më pak makinave për të shkuar në punë ndihmon në uljen e ndotjes së ajrit, por me rastin e Ditës Botërore të Biçikletave që festohet çdo vit më 3 qershor.Kjo ditë tërheq vëmendjen tek përfitimet që vijnë nga përdorimi i biçikletës, një mjet transporti i thjeshtë, i përballueshëm financiarisht, i pastër dhe i përshtatshëm për mjedisin dhe shëndetin .OBSH promovon në mënyrë aktive çiklizmin për përfitimet e tij të shumta për shëndetin dhe mjedisin, duke përfshirë rritjen e aktivitetit fizik, reduktimin e sëmundjeve jo të transmetueshme si kanceri dhe diabeti, dhe uljen e ndotjes së ajrit dhe zhurmës./rtsh