Familjarët e një gruaje të moshuar në Ekuador janë tronditur kur zbuluan se ajo ishte ende gjallë.
Bella Montoya, 76 vjeçe, u deklarua e vdekur nga mjekët pasi i pushoi zemra.
Por ajo u zgjua në arkivol teksa të afërmit po bëheshin gati për ceremoninë e varrimit, duke u tronditur të gjithë.
Montoya u dërgua në spital nën kujdes intensiv. Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se gruaja pësoi atak në zemër dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk u rikthye në jetë.
Montoya qëndroi në një arkivol për disa orë derisa anëtarët e familjes vunë re që ajo merrte frymë.
Më pas ajo u mor nga mjekët në ambulancë dhe ndodhet në terapi intensive në të njëjtin spital ku mjekët deklaruan vdekjen e saj.