Duke nisur nga dita e sotme, gjatë fundjavës dhe ditëve të festave në vend, do të ketë kufizime për qarkullimin disa kategorive të mjeteve.

Sipas policisë, bëhet fjalë për mjete  të tonazhit të rëndë, mjetet rrugore bujqësore, si dhe auto shkollat.

Masa e ndërmarrë bëhet në kuadër të lehtësimit të qarkullimit gjatë sezonit turistik.

Do të ketë kufizime për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore si më poshtë:

• Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg;

• Mjetet rrugore me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transporte me mjete jashtë norme ose transporte në kushte jonormale);

• Mjetet rrugore bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;

• Mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor;

• Mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e auto shkollave mësimore.