Një hulumtim i madh mbi dëmin e ushqimeve zbuloi se një produkt që u përket produkteve të mishit shkurton ndjeshëm jetën

Bëhet fjalë për hot-dogët.

Siç zbuluan shkencëtarët, çdo hot-dog i ngrënë shkurton jetën për më shumë se gjysmë ore.

Më saktësisht, indeksi i ri i cili vlerëson ndikimin nutritiv i pothuajse 6.000 artikujve ushqimorë zbuloi që çdo hot-dog i ngrënë që e ha një person mund të shkurtojë jetëgjatësinë e vetë për saktësisht 36 minuta.

Ekspertët nga Universiteti i Michiganit shpjeguan se si funksionon ky indeks: ai merr parasysh të gjitha aspektet e ciklit jetësor të një ushqimi, duke përfshirë mënyrën se si është prodhuar, përpunuar, konsumuar dhe ruajtur, si dhe sa ushqyes është produkti.

Duke parë faktorët e rrezikut si natriumi dhe yndyra trans në hot-dog dhe duke i krahasuar ato me përfitimet si yndyrat e pangopura dhe fibrat, ne arrijmë në përfundimin e 36 minutave të jetës që ky ushqim i merr një individi.

Shkencëtarët, gjithashtu zbuluan se gjalpi i kikirikut mund të rrisë jetëgjatësinë me 33 minuta. Salmonit gjithashtu i është dhënë drita jeshile për vlerat e tij ushqyese, duke u vlerësuar se zgjat jetën me 16 minuta.