Stuhia që ka përfshirë rajonin e Ohrit, Strugës dhe Debërcës ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore, të përcjellura me reshje breshëri me madhësi sa një arrë, bubullima dhe erë e fortë. Ka edhe vende të përmbytura, shtëpi, oborre, ndërsa qytetarët ankohen edhe për makina të dëmtuara.

Nga Komuna e Ohrit thonë se deri më tani janë raportuar vetëm dëme nga vërshimet, por ankesat më të mëdha presin të vijnë nga fermerë.

“Problemi më i madh është trafiku i vështirë në pika të caktuara ku kemi problem serioz me ngritjen e ujit, ka shtëpi të përmbytura. Deri më tani, përveç vërshimeve në vende të caktuara, nuk raportohen dëme të tjera, ndërsa dëmet në tokat bujqësore padyshim do të jenë të mëdha. Gjithashtu, do të përmblidhen të gjitha rezultatet që fermerët do të raportojnë për dëmet e tyre. Na pret punë serioze, Ohri u godit nga një furtunë që zgjati më shumë se gjysmë ore me breshër sa një arrë dhe është e natyrshme dhe normale që të ketë dëme”, tha kryetari Kiril Pecakov.

Pecakov theksoi se po merren të gjitha masat e nevojshme.