Shkencëtarët kanë krijuar një robot të vogël që mund të futet në trupin e njeriut dhe të lëvizë. Roboti është inspiruar nga pangolinët. Roboti i butë është në gjendje që të lërë “ngarkesa”, të ngrohë, madje të ndalojë gjakderdhjet e shumë gjëra të tjera sipas shkencëtarëve. Siç shkruan ‘The Independent’, një ditë mund të futet në trupin e njeriut dhe të bëjë gjëra në vende të vështira për t’u arritur siç është stomaku apo zorra e hollë.
Për momentin, roboti është testuar vetëm në inde që përdoren për praktikë. Krijuesit e tij thonë se nevojiten të tjera testime.