Detaje të tjera kanë dalë nga arratisja e një pacienti nga pavijoni i Psikiatrisë pranë QSUT-së në Tiranë.
Sipas Fax News, personi i arratisur është djali i ish-deputetit të PS-së Paulin Stërkaj. Mësohet se i riu ishte shtruar aty për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike, por një moment nga goditur mjekët duke u larguar nga godina.
M.Sterkaj paraditen e kësaj të diele, pasi ka shtyrë mjekët e i ka dhunuar ata, ka hapur derën me forcë dhe është larguar pa u pikasur nga roja i spitalit.
Pacienti ka marrë me vete edhe drynin me të cilin ishte mbyllur dera.
Rasti menjëherë është denoncuar dhe policia është vënë në ndjekje të tij.
Por ky nuk është rasti i parë dhe as i fundit kur një mjek dhunohet gjatë ofrimit të shërbimit shëndetësor në spitalet e Qendrës Spitalore Univeristare.
Për më tepër rastet e dhunës në shërbimin e psikiatrisë janë të shpeshta për shkak dhe të specifikës së diagnozës që paraqet çdo pacient që shkon për të marrë kujdes shëndetësor në këtë shërbim.