Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Londër të hënën me ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Kurti në një postim në Twitter ka thënë se e ka falënderuar Blairin për rolin që ka luajtur në çlirimin e Kosovës nga okupimi dhe në ndërtimin e një shteti demokratik.
“Shumë i lumtur që pata mundësinë ta takojë ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair. E falënderova për rolin e tij në përfundimin e okupimit të Kosovës, duke bërë të mundur që ne të ndërtojmë një shtet të vërtetë demokratik. E njoftova po ashtu për progresin e brendshëm dhe konstruktivitetin e Kosovës në dialogun me Serbinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.