Muslimanët kudo në botë festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e njohur si Festa e Sakrificës. Kjo festë disaditore është një nga dy festat më të rëndësishme të Islamit.
Në Sheshin Skënderbej, besimtarët muslimanë ishin të shumtë në numër. Pas riteve fetare dhe faljes së namazit të Bajramit, ata u shpërndanë në shtëpitë e tyre, ku vijojnë me vizitat e të afërmve, therjen e kurbanit e shpërndarjen e saj.
Sakaq, kjo ditë shënon vullnetin e Ibrahimit për të sakrifikuar djalin e tij, sipas urdhrave të Zotit.