Në raportin e ri të Departamentit Amerikan të Shtetit, vendet e Ballkanit Perëndimor – Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut – radhiten në mesin e vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Raporti thekson se nga 140 vende të vlerësuara, 72 i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale. Nga ato që nuk i plotësojnë, thuhet në raport, 25 kanë bërë përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së këtyre kërkesave.“Transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në treg”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar më 27 qershor.