Mediat greke i janë rikthyer çështjes së Fredi Belerit, i cili vijon të mbetet në paraburgim pas akuzave për shittblerje votash në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Kathimerini shkruan se mesazhi nga Athina për Tiranën në deklaratat e ambasadores greke Konstantina Kamitsi për shtypin shqiptar ishte i qartë: Ndalimi i vazhdueshëm i kryebashkiakut të zgjedhur etnik grek të Himarës në Shqipëri do të jetë një “gjemb në këmbë” në marrëdhëniet greko-shqiptare për disa kohë.

Sipas mediat greke, deklaratat për një lidhje të qartë mes perspektivës europiane të Shqipërisë dhe respektit të shtetit ligjor kanë nxitur një reagim në shtypin shqiptar për “ndërhyrje”, e cila nuk fsheh shqetësimin e qeverisë së Edi Ramës për drejtimin që çështja po merr.

Kamitsi ndodhej në Himarë ditën e martë, kur Beleri do të betohej si kryetar bashkie, por nuk u lejua nga organet e drejtësisë shqiptare. Në vend të kësaj u zhvillua një mbledhje e këshillit bashkiak, gjatë së cilës kontrolli i bashkisë u miratua me 13-8 vota në favor të socialistëve të Ramës, një tregues se sa e rëndësishme konsiderohet bashkia për Tiranën, shkruan media grele.

Athina pritet të ndërmarrë veprime institucionale në nivelin e marrëdhënieve BE-Shqipëri. Tirana e di mirë se hapësira për manovrim është shumë e kufizuar në nivel BE, pasi dispozitat që përshkruajnë procesin e anëtarësimit janë shumë të qarta