Çfarë është goditja nga i nxehti?
Goditja nga i nxehti, që quhet edhe goditja nga dielli, është sëmundja më e rëndë e lidhur me nxehtësinë.
Kjo ndodh kur temperatura e trupit shkon deri në 39 gradë celsius ose më lart, dhe konsiderohet si një urgjencë mjekësore kërcënuese për jetën. Nëse nuk trajtohet menjëherë, goditja nga dielli mund të dëmtojë:
- trurin dhe sistemin nervor
- sistemin e qarkullimit të gjakut
- mushkëritë
- mëlçinë
- veshkat
- aparatin tretës
- muskujt
- Goditja nga i nxehti mund të fillojë me simptoma kërcënuese për jetën, të cilat mund të përkeqësohen me shpejtësi, duke përfshirë:
- temperaturë e lartë
- lëkurë e nxehtë dhe e thatë
- rrahje të shpejta të zemrës
- konfuzion
- humbje të vetëdijes
- koma deri në humbje jete
Çfarë është lodhja nga i nxehti?Lodhja nga nxehtësia është një gjendje shëndetsore më pak e rrezikshme sesa goditja nga nxehtësia. Simptomat e lodhjes nga nxehtësia dhe goditja e nxehtësisë mund të zhvillohen menjëherë ose brenda disa ditëve.