Ish-presidenti i SHBA-së Bill Klinton pritet të arrijë për pak në sheshin para kryeministrisë ku do të mbajë një fjalim të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të pritet me një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryeministri Edi Rama. Gjatë ceremonisë shtetërore, Klinton do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”, por jo nga presidenti i vendit tonë.

Presidenti Bajram Begaj nuk do jetë pjesë e ceremonisë përshkak të “arsyeve shëndetësore”. Mesa duket kjo ishte arsyeja pse ai i shprehu mirëseardhjen Klinton-it nga Facebook-u.

Ndërkohë ftesës së partisë socialiste për të qenë në bulevard i janë përgjigjur disa deputetë, mes tyre edhe Lulzim Basha. Ndërkohë, janë parë edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Fatmir Mediu e Agron Duka, Enkelejd Alibeaj.

Aty mungon ish-kreu demokrat Sali Berisha.