Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj iu përgjigj akuzave të hedhura nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi punësoi familjarët e saj në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas Berishës, kjo është bërë në shkelje të ligjit, por Felaj i kujtoi ish-kryeministrit shpalljen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duhej të largoheshit ju (Sali Berisha) e familja juaj që jeni shpallur non grata për korrupsion masiv. Unë jam krenare për veten time dhe në familjen tonë nuk gjen asgjë të zezë. Ti je krejt i zi ti dhe familja juaj”, tha socialistja Ermonela Felaj.