Leila Kurti, një 6-vjeçare shqiptare që jetonte në Itali, humbi jetën pas një aksidenti rrugor. E mitura ndërroi jetë në spital, ku qëndroi për 18 ditë e shtruar.
Ditën e aksidentit, më 14 qershor, ajo po udhëtonte me makinë së bashku me prindërit dhe motrën e saj 4-vjeçare, kur u përplas me forcë nga pas nga një makinë tjetër, në afërsi të unazës së Bolonjës.
Mamaja dhe motra katër vjeçare mbetën të padëmtuara ndërsa babai pësoi disa fraktura, njoftojnë mediat italiane.
Babai, dy vajzat dhe gruaja e tij ishin nisur drejt aeroportit Marconi për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.